Problemet te Sparta Praga kanë filluar me lojtarin serb Veljko Birmancevic, që ka marr përkrahje nga një grup tifozësh që shfaqën flamuj anti – Kosovë.
Sparta ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ka filluar rënia në renditje, por sipas mediumit ruikchz.
Sipas këtij mediumi mosmarrëveshja e kahershme mes Serbisë dhe Kosovës, ka reflektuar edhe në zhveshtoret e klubit të madh çek.
Tomas Rosicky, drejtor sportiv i Sparta Pragës, afroi në skuadër dyshen Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.
“Kryesisht ka ndoshta një problem më të madh. Dhe konflikti i kahershëm mes Serbisë dhe Kosovës. Në vitin 2008, Kosova, ku jetojnë kryesisht shqiptarë të Kosovës, u bë e pavarur, por Serbia kurrë nuk e njohu dhe ende e konsideron atë territor të saj”, shkruan ky medium.
Veljko Birmancevic ishte një nga lojtarët më të mirë në kampionin e vitit të kaluar, ku Sparta Praga fitoi dy trofetë.
Por këtë vit serbi ka paraqitje mjaft të dobëta dhe kohëve të fundit kanë filluar spekulimet në rrjetet sociale se kjo mosmarrëveshje vjen pasi dy lojtarët e Kombëtares së Kosovës janë ardhur në klub, arsyeja që është prapa humorit të përkeqësuar dhe paraqitjeve të 26-vjeçarit serb.
Pas ndeshjes ndaj Baník Ostrava, një grup i tifozëve ka nxjerrë një pankartë me mbishkrimin “Mbështetje për Birman”, ku janë shtuar edhe 10 flamuj me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë në mes.
Z kotle zní: “Support for Birma” #acsparta pic.twitter.com/SKHolTBTNI
— Sparťanské Zprávy (@spartazpravy) November 2, 2024
Ky gjest duket se e ka inkurajuar liderin e vitit të kaluar, por në të njëjtën kohë definitivisht nuk do të vlerësohet nga futbollistët kosovarë, shkruan mediumi çek.
Kjo ka bërë që shumë tifozë të klubit të dalin kundër hapit që morën një numër i caktuar i tifozëve që i dolën në krah serbit. /Telegrafi/