Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar sot në Shibenik se marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë tani janë dëmtuar.
E gjithë kjo pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel duke përdhosur flamurin kroat gjatë vizitës së delegacionit parlamentar kroat në Serbi.
“Serbia duhet të konstatojë se a është e vërtetë që Sheshel ka bërë atë që ka thënë. Nëse kjo vërtetohet se ka shkelur me të vërtetë flamurin e Kroacisë, ai duhet dënuar në mënyrë adekuate.
Dënimi për një akt të tillë në Serbi është tre muaj burg ose gjobë me të holla”, tha Kitaroviq.