Site icon Telegrafi

Situatë e rënduar në Gjilan dhe në fshatrat përreth – disa shtëpi vërshohen nga uji dhe dëme të konsiderueshme në bujqësi

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së të mërkurës kanë bërë që disa objekte banimi (shtëpi) në qytetin e Gjilanit si dhe në disa fshatra të vërshohen nga uji, ndërsa dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale në Facebook shihen disa shtëpi në të cilat ka depërtuar uji, si në rrugën “Enver Miftari” dhe në fshatin Malishevë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dëme të mëdha nga vërshimet janë shkaktuar edhe në bujqësi në fshatin Livoç i Poshtëm, në Gjilan.

Foto: Gjilani Press

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten do të ketë rritje të lehtë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.

Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/

 

Foto: Gjilani Press
Foto: Gjilani Press
Exit mobile version