Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.
Armend Thaqi shënoi golin për Ballkanin, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët shënuan dy herë me Hakan Arslan dhe Karol Angielskin për të fituar ndeshjen.
Ballkani pas kësaj humbje ka katër pikë dhe mban vendin e fundit në grup me pikë të barabarta me Slavian, e cila e ka mposhtur skuadrën tonë.
Sivasspori dhe Cluj tani kanë nga shtatë pikë dhe mbajë vendet e para.
Ballkani fillimisht luan pas dy javësh ndaj Slavias në shtëpi, ndërsa ndeshjen e fundit i shkon Clujit.
Gjasat ende janë për të kaluar grupin, por tani është më e vështirë. /Telegrafi/