Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale por edhe në njerëz, e deri më tani pothuajse janë zbuluar dhjetëra varreza masive të civilëve të vrarë si dhe qytete të tëra që janë shkatërruar plotësisht.
Këtë më së miri e dëshmon deklarata e zëvendëspresidentes së Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se kostoja e rindërtimit të infrastrukturës së Ukrainës pas përfundimit të luftës, do të kushtojë nga 500 deri në 600 miliardë euro.
Vlerësimi i Bankës Botërore për koston e rimëkëmbjes së Ukrainës pas luftës është rritur me më shumë se 200 miliardë euro që nga qershori, kur u parashikua se 350 miliardë euro do të nevojiteshin për rindërtim.
Në anën tjetër, vendet perëndimore janë zotuar se do ta ndihmojnë Ukrainën në rindërtimin e këtij shteti evropian, sapo të përfundojë lufta e përgjakshme. /Telegrafi/