Todd Boehly ishte tejet i frustruar, pasi dha një vlerësim të keq për performancën e Chelseat në barazimin 2-2 kundër Evertonit të shtunën.
Skuadra e Graham Potterit ishte në rrugë të duhur për fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat pasi Kai Havertz e kaloi skuadrën e tij në avantazh nga penalltia.
Megjithatë, Evertoni e fitoi veten një pikë në fund të ndeshjes, falë golit të realizuar nga Ellis Simms në minutat e fundit të takimit.
Në një video të ngarkuar në Twitter nga @TheBlueDodger, Boehly mund të dëgjohet duke ofruar një vlerësim për atë që pa në Stamford Bridge.
Ndërsa ecën nëpër rrugët përreth stadiumit, pronari i Bluve flet me tifozët e skuadrës, ndërsa thotë se ishte një lojë e shëmtuar.
Kjo ka bërë që tifozët e Chelseat të mendojnë se shkarkimi i Potterit është afër dhe ai mund të ndodhë pa përfunduar ky edicion. /Telegrafi/
🚨 Todd Boehly:
"Sh*t f*cking game."#CFC
(@fathurys216)https://t.co/EGm2s7jW52
— Chelsea Dodgers (@TheBlueDodger) March 19, 2023