Që kur iu bashkua platformës së TikTok muajin e kaluar, aktorja Anne Hathaway ka postuar vetëm tre video, por këshilla e fundit që lidhet me buzët me siguri që do t’ju pëlqejë të gjitha vajzave
Siç duket edhe nga video, teksa aktorja qëndron e ulur në karrigen e parukierit Adir Abergel, duke u bërë gati për një fushatë publicitare, Anne thotë se buza e saj e sipërme duket pak si e “vyshkur” dhe pa jetë.
Ajo i kërkon thjesht një karficë të zezë flokësh parukierit të saj, të cilën e hap në formë U-je dhe me të nis që të godasë shumë lehtë buzën e sipërme.
Aktorja thotë se ky veprim nxit qarkullin e gjakut në buzë dhe jep menjëherë një efekt të lehtë fryrjeje.
Hathaway, ka një këshillë për ato që do e provojnë këtë taktikë:
“Thjesht, mos e godisni fort buzën me karficë, sepse mund të dalë gjak.”
Nëse keni ndërmend ta provoni, ja ku e keni videon:
🌠 #liptok ♬ Lips Are Movin – Meghan Trainor