Site icon Telegrafi

Sindikata e Re e KEK-ut sot në protestë, kërkon pagën e 13-të për punëtorët

Foto: Arkiv

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR KEK) njofton se, sot me fillim nga ora 11:00 do të protestojnë para termocentralit “Kosova B”.

Siç njofton sindikata, protesta do të bëhet për disa arsye, ku njëra prej tyre është paga e 13-të për punëtorët.

“Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të për punëtorët; Sigurimi shëndetësor të bëhet pa afat njëvjeçar e jo për çdo muaj sikurse tani; Të zbatohet Marrëveshja Kolektive; Sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse për punëtor si dhe mjetet higjienike; dhe Të paguhen kushtet e punës për të të gjithë punëtorët e KEK-ut”, thuhet në arsyen e protestës.

Vendimi për të protestuar ishte marrë më 13 dhjetor nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përsëritur edhe më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version