Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga OBRM-PDUKM, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.
Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.474 vendvotime përkatësisht 99,03 për qind të vendvotimeve ka fituar 362.682 vota – 40,08 përqind, përderisa Pendarovski 180.306 vota përkatësisht 19,93 për qind.
I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga Fronti Europian me 120.903 vota (13,36), më pas Arben Taravari nga VLEN me 83.356 (9.21).
Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26), Biljana Vankovska me 41.172 (4,55) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 8.103 vota (0.90)./Telegrafi/