Site icon Telegrafi

Sigurimi i Shtetit përvetësoi 10 mijë napolona ar të nënshkruesit të Dokumentit të Pavarësisë (Video)

Historia e përvetësimit të gjithë pasurisë intelektuale, por edhe financiare të Lef Nosit, menjëherë pas ardhjes në pushtet të komunistëve, është lakuar mjaft herë. Koleksionet e tij të rralla u përvetësuan, një pjesë e madhe nga strukturat e regjimit dhe një pjesë tjetër humbi pa lënë gjurmë. Mbi këtë subjekt, janë botuar disa dëshmi e dokumente gjatë viteve pas rënies së regjimit komunist. Sot, vjen një dëshmi e rrallë për vjedhjen e 10 mijë napolonave ar të tij nga drejtuesit më të lartë të Sigurimit të Shtetit.

Dëshmia mban firmën e një ish-punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i cili shkruan në një letër drejtuar Komitetit Qendror se 10 mijë napolonat ia kishte dhënë atij në dorë Lef Nosi në momentin e arrestimit dhe ato florinj, përmes shefit të Seksionit, ku ai punonte ia kishin dhënë Koçi Xoxes.

Tre vjet pas kësaj ngjarjeje ai ngre dyshimin se ato florinj ishin përvetësuar ndoshta nga Koçi Xoxe dhe kërkon që të bëhen hetime dhe ai të dalë madje edhe në gjyq të dëshmojë për atë fakt. Po ashtu ai rrëfen edhe për shkelje të tjera të drejtuesve të Sigurimit në vitet e para të pas Luftës, ku thekson torturat deri në vdekje, që përdoreshin nga Sigurimi.

Dokumenti ruhet në AQSH në një dosje, ku gjenden edhe shumë dëshmi të tjera për shkeljet dhe metodat e dhunshme të funksionimit të Sigurimit të shtetit në vitet e para të pasluftës. Më poshtë e sjellim të plotë letrën e këtij ish punonjësi të Sigurimit, ku gjendet kjo dëshmi e rrallë. /Shqiptarja/

Exit mobile version