Site icon Telegrafi

Si u prit Xuxi nga banorët BBVK-së?

Naim, Bunjaku, apo siç njihet në publik, Xuxi, është banori më i ri i këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari dhe njëherësh moderatori dhe gazetari, iu bashkua garës në mesin e 19 konkurrentëve të tjerë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Në klipin e tij prezantues, Xuxi tha se synon të bëhet lider i banorëve, për sa kohë që ai të jetë aty brenda, duke mos përjashtuar edhe ambicien e tij për t’i fikur dritat i fundit.

Me të hyrë brenda shtëpisë, ai u prit ngrohtësisht nga banorët, derisa Vullneti ishte ai i cili doli për t’i folur i pari.

Xuxi, me një respekt të veçantë, përshëndeti të gjithë banorët aty brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version