Site icon Telegrafi

Si të veproni kur iu del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më

E ktheni shikimi nga dritarja duke pritur t’i shihni disa rreze dielli, por e kuptoni se ende është gjysma e natës; jeni zgjuar nga gjumi në 4:00 të natës kur duhet të zgjoheni në 8:00 të mëngjesit, dhe normalisht se duhet të riktheheni prapë në gjumë.

Por, si të ktheheni prapë në gjumë?

Meditoni
Nëse nuk ia keni arritur të riktheheni në gjumë brenda disa minutave, atëherë mundohuni të provoni teknika të relaksimit si frymëmarrjet e thella apo meditimi. Ka shumë aplikacione për celular që ofrojnë udhëzime për meditim, transmeton Telegrafi.

Futeni kokën në ujë të ftohët
Sipas ‘Huffington Post’, nëse jeni duke pasur probleme me gjumë, futeni kokën për 30 sekonda në ujë të ftohët dhe rikthehuni në gjumë.

Ushtrimi 4-7-8
Ushtrimi i mëposhtëm, i përpiluar nga Dr. Andrew Weil, mundëson që më shumë oksigjen të rrjedhë në enët tuaja të gjakut.

* Vendoseni majën e gjuhës në pjesën e epërme prapa dhëmbëve të përparmë dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimeve
* Merrni frymë me hundë për katër sekonda
* Mbajeni frymën për shtatë sekonda
* Lirojeni frymën për tetë sekonda dhe përsëriteni tri herë procesin. /Telegrafi/

Exit mobile version