Kësaj radhe mund të provoni diçka ndryshe nga herët e tjera dhe në vend që të shkoni të festoni në lokalet e natës, mund të provoni të organizoni një festë me këtë tematikë në shtëpi.
Fëmijët e duan shumë festën e Halloween, pasi atyre ju pëlqen atmosfera joreale që shoqëron këtë festë. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla praktike se si ta ktheni këtë festë në një ditë të veçantë në shtëpi për fëmjët tuaj.
Djemtë mund të merren me dekorin, kurse vajzat të gatuajnë. Një organizim i tillë është disi më tërheqës, por gjithsesi ia vlen.
ÇFARË JU DUHET:
Ushqimi: Kungujt dhe mollët janë simbole të festës, ndaj pse të mos provoni ca receta me to? Mund të jenë të kripura dhe të ëmbla. Por nëse koha në dispozicion është e kufizuar, mund të bëni thjeshtë një koktej.
Dekori: Është ndoshta dhe më i rëndësishëm sesa vetë ushqimi, sepse është ai që do të krijojë atmosferën e që do të zbukurojë fotot tuaja. Nuk duhet të mungojnë kungujt, lakuriqët e natës, rrjetat e merimangave, qirinjtë, kafkat etj.
Maskimi: Mund të krijoni vetë diçka, duke u konsultuar me faqe të ndryshme në internet, ose mund të gjeni veshje të gatshme në disa dyqane në kryeqytet. Këshilla jonë është që veshjet të jenë të frikshme, sepse ky është kuptimi i Halloweenit.
Muzika dhe filmat: Në internet mund të shkarkoni muzikë të frikshme, mjafton të kërkoni me “Halloween music”. Sa për filmat, ata janë avantazhi më i madh i të festuarit në shtëpi. Pasi të keni kërcyer, ngrënë e pirë, pas mesnate mund të rehatoheni në divanë e të shihni ndonjë film të frikshëm me tematikë Halloweeni.