Këngëtarja e njohur shqiptare, Lidna Halimi, ka tash e sa vjet që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton atje larg Kosovës, me bashkëshortin e saj, reperin Big D, dhe vajzën e tyre, Kaimana.
Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja nga Vitia i ka pasur shumë të pakta paraqitjet me bashkëshortin në rrjetet sociale.
Megjithatë, së fundmi për festën e Shën Valentin si rrallë herë ajo publikoi një video me burrin e saj në Instagram.
Këngëtarja e hitit “Të dua vërtet” dukej mjaft atraktive në video e veshur me një fustan të kuq, gjersa merr përqafim nga bashkëshorti i saj.
“Urime Shën Valentinin”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj videoja, e cila ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/