Autorja dhe terapeutja e njohur seksuale, Tracey Cox, konstaton që situata në lidhjen me partnerin mund të vlerësohet në mënyrë shumë të thjeshtë – duke shikuar fotografitë e çiftit, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Lidhja juaj është e shkëlqyeshme, nëse në fotografi:
1. E shikoni drejt në sy njëri-tjetrin, apo njëri nga partnerët i buzëqeshur shikon kamerën, ndërsa tjetri e shikon drejt në sy – shikimi i këtillë zbulon që nuk keni çka të fshihni.
2. Jeni ulur në karrige-kanape afër njëri-tjetrit, apo keni qëndruar shumë afër – kjo tregon që nuk dëshironi të jeni të ndarë fizikisht, përkatësisht dëshirojnë të jenë afër njëri-tjetrit.
3. Torzoja juaj është e drejtuar nëse jeni të përqafuar apo ia keni hedhur dorën njëri-tjetrit – mund të jetë shenjë që do të thotë “eh, ta bëjnë këtë fotografi”.
4. Komblikët tuaj janë afër – sa më afër të jenë kërdhokullat dhe komblikët tuaj, do të thotë që afërsia e tillë ju është e natyrshme, gjë që bën me dije që jeta juaj seksuale është e plotësuar.
Nëse në fotografi nuk bëni asgjë nga ajo që cekëm më sipër, mendoni për këto gjëra:
1. Ju dhe partneri juaj qëndroni larg njëri-tjetrit, përkatësisht nuk prekeni me asnjë pjesë të trupit, sepse largësia fizike zakonisht lidhet me atë emocionale.
2. Çasti i vetëm kur prekeni është me rastin e takimit, përshëndetjes me rastin e ndarjes apo kur bëni seks – keni humbur intimitetin fizik dhe jeni shndërruar në “miq me privilegje”
3. Gjithnjë e më shumë e shikoni njëri-tjetrin në sy, ndërkaq derisa jeni duke biseduar, njëri nga partnerët shikon nga muri/dritarja/telefonin mobil.
4. Nëse njëri-tjetrin e prekni papritur apo pa dashje, tjetri “rrëqethet”.
5. Me rastin e uljes afër njëri-tjetrit krijoni pengesa fizike – i kryqëzoni duart, i vini jastëkët në mes, ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. /Telegrafi/