Site icon Telegrafi

Si mund ta dalloni nëse mishi që blini është i freskët

(Foto: Pexels)

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju mund ta kontrolloni atë në një mënyrë të thjeshtë.

Përveç informacionit të treguar në paketim, sigurisht që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje pamjes së mishit. Asnjëherë mos blini mish të ambalazhuar që është në ujë të përgjakur, sepse kjo është një shenjë se mund të jetë i vjetër.

Lexo po ashtu Koha e qëndrimit të mishit të grirë në frigorifer

Gjithashtu duhet ta analizoni ngjyrën e tij. Mishi i viçit duhet të jetë i çelët, por jo i bardhë, thuajse i njëjtë me mishin e shpendëve. Mishi i lopës duhet të jetë mesatarisht i kuq, por jo shumë i errët. Nëse mishi është i zbehtë, gri, kafe ose jeshil, është i prishur. Pjesët yndyrore duhet të jenë të bardha, jo të verdha.

Nëse nuk mund ta nuhatni mishin sepse është i paketuar, prekeni lehtë. Pasi ta shtypni, duhet të kthehet shpejt në gjendjen e mëparshme, d.m.th. të mos lërë xhepëzim. Nëse vëreni mukozë në sipërfaqe, do të thotë se ka baktere në të.

Lexo po ashtu Si shkrihet mishi? Nëse nxitoni, do t’i shkatërroni fibrat muskulore!

Në mënyrë që mishi të ngrihet mirë dhe të parandalohet përhapja e mikroorganizmave të dëmshëm, ngrirësi duhet të funksionojë vazhdimisht në -18 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version