Artan Thaçi është njëri nga pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova.
Në natën e sotme finale, ai është shpërblyer nga AS Travel me një udhëtim në Bodrum.
Veç kësaj, ai u largua për pak minuta nga shtëpia e famshme pasi i ishte përgatitur një surprizë.
Teksa u largua me një makinë luksoze, aktori arriti në vendin e befasisë, ku po e priste e ëma.
Artani u shfaq i emocionuar dhe njëherësh i lumtur meqë e takoi nënën e tij pas 100 ditësh.
Të njëjtit iu shfaq në ekran po ashtu edhe një video, me anë të të cilës mori mesazhe të ëmbla nga anëtarët e tjerë të familjes.
Finalja e madhe do të zgjasë për disa orë dhe do ketë edhe shumë befasi të tjera. /Telegrafi/