Site icon Telegrafi

Më shumë se 100 varre hebraike në Francë ngjyrosën me simbole naziste

Më shumë se 100 varre hebraike janë ngjyrosur me swastika naziste në një sulm antisemitik në Francë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, varret u gjetën të pikturuara me llak me mbishkrime antisemitike në qytetin Westhoffen, afër Strasburgut, të martën – në të njëjtën ditë si një incident i ngjashëm në fshatin e afërt të Schafhouse-sur-Zorn.

Franca ka komunitetin më të madh hebre të Evropës – rreth 550,000 – dhe sulmet antisemitike janë të zakonshme, me më shumë se 500 vetëm në vitin 2018.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “hebrenjtë janë dhe e bëjnë Francën” në një postim në përgjigje të sulmit.

Ai shtoi: “Ata që sulmojnë ata, madje edhe në varret e tyre, nuk janë të denjë për idenë që kemi për Francën”. /Telegrafi/

Exit mobile version