Site icon Telegrafi

Shtyhet vizita e delegacionit amerikan në Kosovë e paralajmëruar për këtë javë – nuk dihen arsyet

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vizita e delegacionit amerikan në krye me nënsekretarin e  Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ve, Derek Chollet.

Kjo vizitë e cila ishte paraparë të zhvillohej gjatë kësaj fundjave, është shtyrë për një kohë tjetër, derisa arsyet nuk dihen ende.

Delegacioni amerikan ishte paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lexo po ashtu Situata e sigurisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, delegacioni i nivelit të lartë nga SHBA-të të dielën në Kosovë

Telegrafi ka provuar të marr informacione nga Ambasada Amerikane, Zyra e Kryeministrit dhe Presidenca, për këtë ndryshim të agjendës por të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo pritej të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version