Kostoja e jetesës në Rusi po rritet pas agresionit ushtarak të vendit në Ukrainë.
Shifrat zyrtare tregojnë se çmimi i disa produkteve kryesore shtëpiake janë është rritur me 14 për qind. Inflacioni do të vazhdojë të rritet në Rusi, ku rubla është dobësuar që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
Vlera e monedhës ruse ka rënë me 22 për qind brenda këtij viti, përcjell Telegrafi.
Ministria ruse e Ekonomisë është shprehur se inflacioni vjetor është rritur me 14.5 për qind, që është niveli më i lartë që nga fundi i 2015.
Shërbimi Federal i Statistikave tha se çmimi i sheqerit është rritur me 37.1 për qind.
Partneri menaxhues në SPI Asset Management, Stephen Innes tha se çmimet ishin më të larta për shkak të dobësimit të rublës.
“Fajtori më i madh është inflacioni i importuar. Çdo gjë që importon Rusia është në mënyrë eksponenciale (më e shtrenjtë) për shkak të rublës më të dobët”, tha Innes.
Britania e Madhe, së bashku me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, kanë shkëputur marrëdhëniet e një numeri të bankave ruse sistemi financiar i Perëndimit.
Ata gjithashtu kanë ndaluar marrëdhëniet me Bankën Qendrore të Rusisë, fondet shtetërore të investimeve dhe Ministrinë e Financave.
Një numër i madh i bizneseve perëndimore janë tërhequr tregu rus për shkak të agresionit ushtarak të urdhëruar nga Vladimir Putini. /Telegrafi/