Site icon Telegrafi

Shtrenjtohen çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,73 % në raport me vendimin e datës 28.04.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,510 den/kg dhe do të jetë 52,294 den/kg.

Nga data 4.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 87,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,294 (denarë/kilogram)

Exit mobile version