Një shtetas shqiptar është arrestuar në qytetin gjerman, Linz am Rhein pasi është përpjekur të vrasë policët brenda një stacioni policor. Burri arrestua ndërsa asnjë polic nuk u lëndua.
Sipas hetuesve, sulmuesi i armatosur me hanxhar dhe thikë, është paraqitur në komisariat në orën 2:40 të mëngjesit në Linz am Rhein në Rheinland-Pfalz.
Ai bërtiste “Allahu Akbar” (“Zoti është i madh”) ndërsa kërcënonte se dëshironte të vriste policët. Më pas oficerët mbyllën derën e hyrjes dhe të oborrit të komisariatit në mënyrë që burri të mos mund të ikte, raporton welt.de.
Forcat speciale arrestuan të dyshuarin në portën e mbyllur të sigurisë. Ata e neutralizuan përmes një goditje elektrike gjersa 29-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Koblenzit.
Gjatë kontrollit të banesës të të arrestuarit, në mur është gjetur një flamur i vizatuar i organizatës terroriste Shteti Islamik.
Për shkak të indikacioneve për një motiv radikal islamik, Zyra Qendrore e Shtetit Rhineland-Pfalz për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit në Prokurorinë Publike të Koblenz-it mori përsipër hetimin.
Sipas kryeministrit të Rheinland-Pfalz, Alexander Schweitzer (SPD), burri është shtetas shqiptar. Ai tani do të sillet para një gjyqtari, i cili do të vendosë nëse do ta lejojë në dhomat e paraburgimit.
Ndryshe, Linz am Rhein është një qytet në rrethin Neuwied në veri të Rheinland-Pfalz, jo shumë larg kufirit shtetëror me North Rhine-Westphalia. /Telegrafi/