Një punonjëse e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:10 në rrugën “Wesley Clark”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima (shtetas gjerman) është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.
“Dëshmitarja femër kosovare punëtore e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë. Viktima mashkull shtetas gjerman është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas mjekut kujdestar, viktima kishte konsumuar alkool si dhe medikamente te llojeve te ndryshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurimi i të cilit vazhdon në spital. /Telegrafi/