Site icon Telegrafi

Shtatë subjekte ruse janë shkëputur nga SWIFT

Shoqata për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (SWIFT) ka njoftuar se do të shkëpusë shtatë njësi ruse dhe filialet e tyre të përcaktuara me bazë në Rusi, nga rrjeti i saj.

Ai shtoi se ata do të shkëputen nga shërbimet e tij që nga 12 marsi, gjë që është në përputhje me një rregullore të Këshillit të BE-së.

Sistemi SWIFT përdoret nga më shumë se 11,000 institucione financiare në më shumë se 200 vende dhe territore për të dërguar para dhe informacion tek njëri-tjetri.

“Vendimet diplomatike të marra nga Bashkimi Evropian, në konsultim me Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara, e sjellin SWIFT-in në përpjekje për t’i dhënë fund kësaj krize duke na kërkuar që të shkëputim banka të caktuara ruse nga shërbimet tona të mesazheve financiare”, thuhet në një deklaratë.

Lexo po ashtu Çfarë është SWIFT-i dhe pse mund të jetë një "opsion bërthamor" kundër Rusisë

“Siç u tha më parë, ne do të respektojmë plotësisht ligjet e zbatueshme të sanksioneve”, shtuan ata.

Ndryshe, Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (SWFT) u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga më shumë se 11 mijë institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa një alternativë të pranuar globalisht, ky është një kanal i domosdoshëm për financat globale.

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, gjë që do të shkaktonte një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e naftës dhe gazit në dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version