Site icon Telegrafi

Shtatë futbollistë shqiptarë në fushë dhe dy nga ta shënojnë, derbi i madh zviceran përfundon baras me yjet nga Kosova protagonistë

Ka përfunduar pa fitues klasikja e futbollit zviceran mes Baselit dhe Zurichut me rezultat 2-2.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku nga minuta e parë kanë zbritur shtatë futbollistë shqiptarë në fushë, katër te skuadra e Baselit dhe tre te Zurichu.

Kapiteni Taulant Xhaka, Leon Avdullahu, Dion Kacuri dhe Benjamin Kololli ishin titullar te vendasit, derisa Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi te Zurichu.

Përveç shtatë futbollistëve shqiptarë titullarë, 50 për qind e golave në këtë takim u shënuan nga ta.

Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes, kur Lindrit Kamberi kaloi Zurichun në epërsi falë një goli të shënuar me kokë pas asistimit nga Okita.

Megjithatë epërsia e Zurichut zgjati vetëm 21 minuta, kur talenti i madh i Baselit, Leon Avdullahu shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi Baseli mbetet në pozitën e 11-të në renditje me 33 pikë, derisa Zurichu është në pozitën e katërt me 11 pikë më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version