Site icon Telegrafi

Shqiptari rekordmen i Malit të Zi që si kapiten do ta pres Kosovën – e nisi me Shqiponjën e Pejës, karrierë në Rusi, Kinë, Belgjikë e Izrael

Fatos Beqiraj . (Foto/Getty Images/)

Djaloshi nga Peja, Fatos Beqiraj do të jetë kapiten i Malit të Zi ndaj Kosovës në ndeshjen që do të zhvillohet të premten.

Shumë kush mund ta mendojë që malazezët do ta bëjnë këtë gjë për inat, por nuk është kështu, pasi Beqiraj pa dyshim është një legjendë e futbollit malazez dhe ndaj Kosovës do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori për këtë kombëtare.

Por si fillon kjo histori, që për shumkë mund të jetë e pabesueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fatos Beqiraj

Në Superligë debutoi si 17 vjeçar me klubin e Shqiponjës (klub që nuk ekziston më), duke treguar formë të lartë dhe që atëherë duke shënuar gola.

Paraqitjet e tij ranë në sy të klubeve si Besa e Prishtina, por zgjodhi të parën, ku qëndroi vetëm gjashtë muaj, pasi në janar të vitit 2008 shkoi te Budućnosti.

Beqiraj te Boducnosti

Në gjashtë muajt e parë ai shënoi nëntë gola, duke e ndihmuar klubin ta marr titullin e kampionit.

Në dy vite e gjysmë ai luajti 81 ndeshje dhe shënoi 39 gola, duke u shpallur një vit shënues i kampionatit në edicionin 2008/2009.

Thirrja nga Mali i Zi dhe kalimi te Dinamo Zagreb

Beqiraj fillimisht u ftua nga Mali i Zi U21 me trajner Dušan Vlaisavljević në vitin 2009, duke luajtur në kuafikueset e Euro 2011. Ndeshja e parë ishte ndaj Kazakistan U21 me 7 qershor 2009.

Në këtë kohë Kosova nuk ishte e pranuar në FIFA dhe UEFA, gjë që kishte bërë që ai ta pranonte fanellën e malazezëve.

Fatos Beqiraj dhe Denatik Curri në ndeshjen Shqipëri – Mali i Zi

Ai i zhvilloi pesë ndeshje me ekipin U21, para se të ftohej nga ekipi A.

Në mars 2009 ai mori ftesë nga ekipi A ku debutoi ndaj Italisë në mars të atij viti. Goli i tij i parë erdhi me 17 nëntor 2010, në një miqësore me Azerbajxhanin.

Që nga ajo kohë ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 61 paraqitje. Aq paraqitje ka edhe Elsad Zverotić, të cilin Beqiraj do ta kalojë pikërisht kundër Ksosovës.

Leighton Baines dhe Fatos Beqiraj . (Photo by Ian Walton/Getty Images)

Edhe sa i përket golave, ai është i treti në histori, pas emrave si Stevan Jovetic e Mirko Vucinic.

Karriera

Beqiraj deri më tani ka pasur një karrierë për ta respektuar. Pas Buducnostit, ai në vitin 2010 kaloi te Dinamo Zagreb e Zabgrebit, ku një vit ishte top shënues në kampionat.

Beqiraj te Dinamo Zagreb

Pas kësaj ai bëri një lëvizje të befasishme duke shkuar në Kinë te Changchun Yatai, ku shënoi shtatë herë në 28 paraqitje, ku kishte pagë shumë të lartë.

Beqiraj kur luante në Kinë

Pas aventurës kineze ai shkoi në Bjellorusi te Dinamo Minsk ku qëndroi një vit, për të kaluar në Rusi te Dynamo Moscow. Ai luajti pak edhe në Belgjikë te Mechelen.

Beqira te Dimano Minsk

Aktualisht është pjesë e Maccabi Netanya ku po kalon formë shumë të mirë, ku në 30 ndeshje shënoi 13 gola.

Një karrierë e mirë për një futbollist që ka dal nga futbollit i Kosovës.

Beqiraj te Mechelen

Për 90 minuta do ta kemi kundërshtarë, por ai mbetet djalë Kosove dhe këtë e ka thënë gjithmonë me mburrje, por në ato 90 minuta do të tentojmë ta mposhtin edhe pse për të do të jetë një natë speciale.  /Telegrafi/

Exit mobile version