Ndonëse luajti një lojë të mirë dhe krijoi raste, Shqipëria pësoi humbje nga Polonia me rezultat 1-o në ndeshjen e parë të fazës eliminatore për Euro 2024.
Shqipëria e nisi më mirë, duke krijuar raste para portës së polakëve.
Sokol Çikalleshi ka goditur rrezikshëm në minutën e 22-të, por portieri polak ishte i vëmendshëm.
Polakët nuk kanë rrezikuar shumë, ndërsa nga një gjysmërasti shënuan golin. Karol Swiderski shënoi në minutën e 41-të, pas një topi të kthyer nga shtylla.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar me Myrto Uzunin dhe Kristjan Asllanin, por gjuajtjet e tyre u ndalen nga Woijchez Szczesny.
Pas tyre kishte rast Lewandowksi, por gjuajtja e tij u ndal nga Mihaj që ishte në vijë të portës
Në anën tjetër Shqipëria krejt në fund ka munur të barazojë shifrat, por që Uzuni nga afër nuk qëlloi portë.
Shqipëria i nis me humbje eliminatoret për EURO 2024. /Telegrafi/