Shqipëria e ka nisur me humbje fazën kualifikuese për ne Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026, pasi u mposht 2-0 nga Anglia.
Ishte një defanziv e shkëlqyer nga Shqipëria, duke mos lënë hapësira për lojtarët anglezë.
Mirëpo, në minutën e 20-të, Jude Bellingham lëshoi një pasim te saktë te anëtari i Arsenalit, Myles Leëis-Skelly, ku arriti të fitojë duelin me Jasir Asanin dhe të kalojë Anglinë në epërsi.
Shqipëria shpresoi për penallti në minutën e 28-të, kur Dan Burn u duk se luajti me dorë, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.
Në minutën e 35-të, Bellingham mendoi se do ta mposhte Thomas Strakoshën, mirëpo gardiani ynë bëri një pritje të lehtë.
Në 45 minutat e dytë, pamë një Shqipëri më të angazhuar, sidomos me futjen e Armaqndo Brojës në lojë në minutën e 63-të.
Ylli i Chelseat pati dy raste të mira shënimi, por që nuk arriti të gjente hapësirë, ndërsa Jasir Asani që u fut në zonën e Anglisë nuk ia doli të gjuante, pasi një lojtar anglez ndërhyri para tij.
Harry Kane e vulosi fitoren e Anglisë, kur shënoi për 2-0 në minutën e 77-të me një asistim të Declan Rice.
Shqipëria është në Grupin K, ku përveç Anmglisë, janë edhe Letonia, Andorra dhe Serbia. /Telegrafi/