Site icon Telegrafi

Shqipëria e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Polonisë

Ndonëse është paraqitur mirë në fushë, Shqipëria po pëson 1-0 nga Polonia me një gol të pranuar në fundin e pjesës së parë.

Sokol Çikalleshi ka goditur rrezikshëm në minutën e 22-të, por portieri polak ishte i vëmendshëm.

Polakët nuk kanë rrezikuar shumë, ndërsa nga një gjysmërasti shënuan golin.

Karol Swiderski shënoi në minutën e 41-të, pas një topi të kthyer nga shtylla.

Pritet më shumë në pjesën e dytë nga Shqipëria /Telegrafi/

Exit mobile version