Site icon Telegrafi

Shqetësime te Tottenhami: Heung-min Son i frikësuar nga coronavirusi gjatë stërvitjeve të Korea e Jugut

Është duke u raportuar se Heung-min Son është i frikësuar nga coronavirusi, derisa është i ftuar nga Korea e Jugut, me katër lojtarë që tashmë kanë rezultuar pozitiv.

Duke marrë parasysh formën e tij të mirë te Tottenham Hotspuri, ylli korean ka arsye që të sheqtësohet se mos infektohet me COVID-19.

Infektimi i tij i mundshëm me coronavirus, do e shqetësonte edhe Jose Mourinhon, që nuk do të mund të llogariste për dy javë në lojtarin.

Në një njoftim nga Federata e Koresë së Jugut, bëhet e ditur se katër lojtarët të tyre janë infektuar me coronavirus.

Jo Hyun-Woo, Kwon Chang-Hoon, Hwang Inbeom, dhe Lee Dong Joon, janë që të gjithë të infektuar me pandeminë.

Me katër lojtarët të infektuar, Son është detyruar që të stërvitet ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës.

Mediat në Kore raportojnë se ylli i Spurs nuk dëshiron të infektohet dhe do të stërvitet larg nga bashkëlojtarët e tij dhe mund të mos paraqitet as në ndeshje e Kupës së Azisë. /Telegrafi/

Exit mobile version