Site icon Telegrafi

Shprehitë që mund ta sabotojnë fshehurazi humbjen në peshë

(Foto: Pexels)

A ndiheni sikur po bëni gjithçka që mundeni, por ende nuk po i humbni kilogramët e tepërt? Ka disa shprehi që duhet t’u kushtoni vëmendje, sepse ato po sabotojnë fshehurazi humbjen tuaj në peshë.

Derisa i kushtoni kohë dhe përpjekje humbjes në peshë, është mjaft zhgënjyese kur nuk shihni rezultate pas disa javësh. Kjo mund të jetë për shkak se shpesh i ndryshoni llojet e ushtrimeve.

“Ndryshimi i shpeshtë i stërvitjeve tingëllon shkëlqyeshëm në teori, por në fund të fundit mund të ketë një efekt negativ në humbjen e peshës. Pasi të keni vendosur për një program ushtrimesh, qëndroni me të për të paktën një muaj për të parë nëse shihni ndonjë përparim”, është shprehur nutricionistja Marissa West për revistën Eat This, Not That.

Lexo po ashtu Si të mos shtojmë në peshë kur e lëmë duhanin

Asnjëherë nuk duhet ta teproni me konsumimin e ushqimeve të shëndetshme. Disa ushqime të shëndetshme janë të larta në kalori, kështu që kontrolli i porcioneve është thelbësor.

“Edhe pse bajamet dhe avokadot janë të shëndetshme, ato janë ende të larta në kalori. Nëse nuk i kontrolloni porcionet, ka shumë mundësi që ta teproni, sidomos nëse hani ushqim nga qeset”, ka theksuar ajo.

Mungesa e pushimit gjithashtu saboton humbjen tuaj në peshë. Ndjenja e lodhjes lidhet drejtpërdrejt me shtimin në peshë.

“Kërkimet kanë treguar se gjumi shumë i vogël rrit dëshirën për të konsumuar ushqime të pasura me karbohidrate. Gjumi ndihmon trupin tuaj të rikuperohet, të ruajë energjinë dhe të rindërtojë muskujt”, është shprehur West. /Telegrafi/

Exit mobile version