Shpëtimtarët që punojnë në anën ukrainase të lumit Dnipro raportojnë se kanë punuar nën zjarr.
“Problemi më i madh për momentin nuk është uji, janë rusët në anën tjetër të lumit ata që po na granatojnë”, tha Andrew Negrych, i cili koordinon përpjekjet e shpëtimit për organizatën amerikane të ndihmës Global Empoëerment Mission.
Mbrëmë vonë, le të kujtojmë, gazetarët e Reuters dëgjuan katër sulme artilerie pranë një zone të banuar nga e cila u evakuuan civilët për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shembja e digës Nova Kahovka, transmeton Telegrafi.
Kryetari pro-rus i qytetit të afërt Nova Kahovka, i cili është nën pushtimin rus, tha se pas shkatërrimit të digës, të paktën shtatë persona u zhdukën.
Asnjë vdekje në lidhje me përmbytjet nuk është raportuar deri më tani, por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se përmbytjet “ndoshta shkaktuan shumë vdekje”. /Telegrafi/