Site icon Telegrafi

Shpërthim në një fabrikë në Slloveni, të paktën një i vdekur

Në një fabrikë në Slloveni ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili i ka marrë jetën një personi.

Në zonën e Vrhnikës, një shpërthim i fortë është dëgjuar në një fabrikë që prodhon mjete piroteknike.

Policia ka konfirmuar se nga incidenti ka humbur jetën një grua, ndërsa dy meshkuj janë plagosur rëndë.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike të Lubjanës për trajtim të mëtejme, raporton N1.

Për momentin, një zonë e gjerë rreth shpërthimit është e rrethuar prej forcave policore ndërsa zjarrfikësit po mundohen të shuajnë zjarrin.

Ndryshe, zyrtarët e drejtësisë kanë nisur tashmë hetimet dhe më vonë do të dalin më të dhënat e para. /Telegrafi/

Exit mobile version