Site icon Telegrafi

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Eliminimi i Meriton Mjekiqit nga gara për çmimin e madh të 100 mijë eurove, ka shkaktuar një valë pakënaqësie të madhe, ndër fansat dhe ndjekësit e spektaklit.

Mes pesë finalistëve, Mjekiqi është ai që nuk arriti të marrë mbështetjen e duhur nga publiku, duke u detyruar të përfundojë rrugëtimin e tij në kërkim të fitores.

Vendimi për eliminimin e Meritonit erdhi si një shok për shumë, sidomos pasi ai konsistentisht është shfaqur si favorit në sondazhet e ndryshme të televotimit që zhvillohen në rrjetet sociale.

Foto: Screenshot/youTube

Ai ishte një nga konkurrentët më të përfolur dhe duket se kishte fituar zemrat e një numri të konsiderueshëm të ndjekësve.

Pas lajmit të eliminimit të tij, fansat e zhgënjyer kanë shpërthyer në komente negative, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj produksionit të spektaklit.

Lexo po ashtu Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Të akuzuar për manipulim të votave ose për vendime që nuk përfaqësojnë dëshirën e publikut, produksioni u gjend përballë një valë komentesh në rrjetet sociale.

Në postimin zyrtar në llogarinë e spektaklit, ku bëhej e ditur largimi i Meritonit, komentet e pakënaqura filluan të grumbullohen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Vetëm në më pak se 5 minuta, u regjistruan mbi 2000 komente negative, një tregues i qartë i mospajtimit të ndjekësve me vendimin final. /Telegrafi/

Exit mobile version