Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti: Po vjen era zgjedhje, Kurtit po i mungon një “Agim Veliu”

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se Kurti nuk e ka aspak problem të pauzojë një vit nga qeverisja pasi po përballet me probleme shumë të mëdha.

Duke komentuar një video që Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë të hënën, Ahmeti në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është përgatitje e një subjekti të majtë për të shkuar në zgjedhje.

“LVV ka shumë probleme brenda. Unë gjithmonë kam thënë, edhe fetarë, edhe i majtë, edhe nacionalistë nuk mund të jesh dhe patjetër se do të ketë përçarje të brendshme. Nuk shoh asnjë arsye që të ketë një video të tillë tash. Po e shoh që po vjen era zgjedhje. Kësaj radhe po mungon një “Agim Veliu” kësaj radhe që e shkakton një çarje të koalicionit apo diçka të tillë”.

Megjithatë Ahmeti thotë se në bazë të deklaratave të deputetëve të LVV-së gjasat më të mëdha janë të ketë çarje të brendshme brenda grupit të LVV-së se që të del dikush nga opozita për rrëzimin e Qeverisë.

Ahmeti thotë se situata aktuale është vështirë e menagjueshme dhe sipas tij Albin Kurti nuk e ka aspak problem të pauzojë nga qeverisja për një vit.

“Nuk mund të dalësh me qeveri mirë kur nuk je mirë me furnizim. LVV në këtë rast do të kishte dëshirë të bënte një vit pauzë. Albini është politikan i tillë, ka vendosur që tërë jetën do të merret me politikë, nuk e ka problem të presë në qoftë se e sheh që kjo situatë është e pamenaxhueshme”, ka thënë Ahmeti.

“Çmimet po rriten edhe më shumë në Evropë dhe pritet të ketë kriza edhe në Kosovë”, deklaroi tutje ish-kryetari i Prishtinës./Telegrafi/

Exit mobile version