Site icon Telegrafi

Hidhet shorti, mësohen çiftet për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Me fillim nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë janë mësuar çiftet.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 është mbajtur në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

Ky short ka sjell ndeshje të forta, por edhe tjera më pak të forta në letër.

Ndeshja më fortë padyshim se është ajo në mes te Chelsea dhe Real Madridi, ndërsa interesant pritet të jetë edhe mes Man Cityt dhe Atleticos.

Në çerekfinale, Bayern Munich do të ndeshet me Villarrealit, teksa Liverpooli me Benficën.

Në gjysmëfinale, fitues i takimit Benfica-Liverpool do të përballen me Villarreal ose Bayernin, ndërsa fituesi i përballjes City-Atletico do ndeshet me fituesin e takimit Chelsea-Real Madrid.

Në finale, vendas shkaku i procedurave do të llogaritet fituesi i gjysmëfinales mes jetë (Benfica-Liverpool dhe Villarreal-Bayern), ndërsa mysafir fituesi i gjysmëfinaleve (Man City-Atletico dhe Chelsea-Real Madrid).

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet me 5 dhe 6 prill, ndërsa ato kthyese me 12 dhe 13 prill.

Gjysmëfinalet e para është paraparë të zhvillohen me 26 dhe 27 prill, teksa ato të dytat me 3 dhe 4 maj. Finalja me 28 maj.

Çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool

/Telegrafi/


Exit mobile version