Site icon Telegrafi

Shorti i Ligës së Evropës: Koha, rregulli i veçantë i UEFA-s dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini

Pas shortit të Ligës së Kampionëve është radha për atë të Ligës së Evropës. Teksa në Championës janë pesë klube angleze, në atë të EL është vetëm një.

Është fjala për Arsenalin, i cili do përpiqet të mbrojë nderin e Ligës Premier në mesin e 32 skuadrave.

E filluam duke e përmendur shortin e LK, pasi gara më e madhe evropiane për klube është e lidhur ngushtë me atë të Ligës së Evropës.

E themi këtë pasi tetë skuadra vijnë nga LK, kjo pasi përfunduan si të tretat në grupe: Atletico Madrid, CSKA Moscow, RB Leipzig, Celtic, Spartak Moscow, Borussia Dortmund, Napoli dhe Sporting.

Kur është shorti?

Të hënën nga ora 12:30 në Nyon të Zvicrës, menjëherë pasi të përfundojë ai i Ligës së Kampionëve.

Rregullat?

Katër klubet që bënë më së miri në fazën e grupeve i bashkohen 12-të skuadrave që përfunduan si të parat në grupet e El dhe kështu së bashku vendosën në vazon e parë. Të tjerat, në vazon e dytë.

Klubet nuk mund të luajnë me skuadrat që kanë pasur në grup dhe ato nga i njëjti shtet.

Por, këtë herë UEFA, ka vendosur një rregull të veçantë. Klubet nga Rusia dhe Ukraina nuk mund të takohet (kjo për shkak të situatës politike të tensionua mes vendeve). Pra, Dynamo Kiev nuk mund të përballet me Spartak Moskën.

Skuadrat që janë vendosur në vazon e parë, do të luajnë si vendas në ndeshjen e kthimit.

Cilat klube janë në vazo?

Vazo 1: AC Milan (Itali), Arsenal (Angli), Atalanta (Itali), Athletic Club (Spanjë), Atletico Madrid* (Spanjë), Braga (Portogali), CSKA Moska* (Rusi), Dynamo Kyiv (Ukrainë), Lazio (Itali), RB Leipzig* (Gjermani), Lokomotiv Moscow (Rusi), Plzen (Çeki), Salzburg (Austri), Sporting CP* (Portogali), Villarreal (Spanjë), Zenit (Rusi).

Vazo 2: AEK Athens (Greqi), Astana (Kazakistan), Celtic* (Skoci), Crvena Zvezda (Serbi), Dortmund* (Gjermani), Steaua Bucuresti (Romani), Copenhagen (Danimark), Ludogorets (Bulgari), Lyon (Francë), Marseille (Francë), Napoli* (Itali), Nice (Francë), Ostersund (Suedi), Partizan (Serbi), Real Sociedad (Spanjë), Spartak Moskë* (Rusi)

*Të eliminuarat nga Liga e Kampionëve

Kur do të luhen ndeshjet?

Të parat më 15 shkurt, të kthimit me 22 shkurt 2017.  /Telegrafi/

Exit mobile version