Lidhje e fortë, intimitet dhe pa ndjenja, kështu definohet një shoqëri me përfitime mes dy personave
Por, nëse dëshironi ta keni një shoqëri të tillë, ka disa rregulla që duhet ndjekur. Nëse nuk i ndjek këto rregulla, lidhja nuk do të funksionoj dhe gjithçka do të prishet, transmeton Telegrafi.
Caktoni rregulla të qarta
Mënyra më e mirë për të filluar një shoqëri me përfitime seksuale është që fillimisht t’i qartësoni rregullat, dhe atë se çfarë pritni nga ‘shoku’ juaj.
Kjo gjë më së miri mund të funksionoj nëse të dy i keni jetët private të ndara, dhe së bashku kaloni kohë vetëm për seks. Jo dhurata, jo takime, ose çdo gjë tjetër që mund të nxitë ndjenja dashurie.
Reciprociteti është i detyrueshëm
Shoku/shoqja i seksit nuk shfaqet vetëm për të të kënaqur ty. Ata/ato janë qenie njerëzore dhe i kanë nevojat personale.
Prandaj, është mirë të mbani mend që çdo gjë në seks duhet të jetë reciproke, pasi që një shoqëri me përfitime seksuale mund të funksionoj vetëm atëherë kur të dy jeni duke përfituar nga ajo.
Dini limitet e juaja
Mos bëni premtime të mëdha, qëndroni të vërtetë ndaj potencialit tuaj. Gjithashtu, qëndroni të drejt ndaj aktiviteteve dhe takimeve tuaja.
Kujdes me xhelozinë
Nuk duhet të ndjeheni xheloz/e nëse dikush e përmend partnerin tuaj të seksit, ose nëse ai/ajo del me dikë tjetër në takim.
Nuk jeni të lejuar të keni ndjenja, qoftë pozitive apo negative, pasi që këto e dëmtojnë një lidhje të tillë. /Telegrafi/