Site icon Telegrafi

Shoferja e moshuar humbë kontrollin, hyn në dyqan dhe shkelë një fëmijë (Video, +18)

Në Leigh të Anglisë, një grua në moshë e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka hyrë brenda një dyqani ushqimor.

Vetura e 79-vjeçares e ka thyer vitrinën, duke hyrë brenda dhe shtypur një djalë që po blinte sheqerka, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, pos disa gërvishtjeve dhe lëndimeve të lehta, djaloshi nuk ka marrë ndonjë lëndim të rëndë.

Pasi i është bërë shoferes testi i alkoolit, është konstatuar se kishte pirë më shumë se që lejohet për të ngarë.

Për këtë arsye, asaj i është ndaluar vozitja për tri vjet, dhe detyrohet të paguaj 170 funte gjobë, dëmet e shkaktuar në dyqan, si dhe 50 orë shërbime për komunitetin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3v_PkEpSbow

Exit mobile version