A keni pasur ndonjëherë nevojë për të transportuar një ngarkesë “të gjatë” dhe keni pyetur veten nëse makina juaj mundet që ta përballojë atë ngarkesë?
Ky shofer në Poloni e anashkaloi ‘çudinë’ dhe sapo shkoi direkt në veprim duke transportuar atë që duket si një shtyllë telefoni prej druri në Fiat-in e tij me madhësi të vogël.
Vetura Type-170 Fiat Cinquecento u ndërtua në Poloni mes viteve 1991 dhe 1998 dhe zëvendësoi Fiat 126 si vetura ultra-kompakte e Fiat-it, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga origjinali i cili kishte një motor 500cc, Fiat-i i epokës së viteve ’90 nën kofanon e tij kishte ose një motor me dy cilindra 23kW 700cc ose një motor benzine me katër cilindra 29kW 900cc.
Makina ka një bazë rrote prej 2,200mm dhe një gjatësi të përgjithshme prej 3,230mm, gjë që e bën zgjedhjen e ngarkesës së shoferit edhe më të mahnitshme.
Raportet në internet sugjerojnë se trungu i drejtë prej druri është afërsisht 8.7 metra i gjatë, dhe se ngarkesa, e përbërë nga trungje me madhësi më të ndjeshme është afërsisht 1,500 kilogram. Jo keq për një makinë me një ngarkesë prej 408 kilogram, peshë kjo e cila përfshin shoferin!
Eshtë e panevojshme të thuhet se kjo është e paligjshme dhe kur ndalohet nga policia polake, shoferi përballet me një gjobë prej 1,066 euro (5000 zloty polake) për mbingarkimin e veturës së tij dhe potencialisht një thirrje gjyqësore që mund të çoj tek një gjobë të mëtejshme deri në 6,400 euro (30,000 zloty). /Telegrafi/