Një adoleshente ka menduar një mënyrë të pazakontë që të shfaqet në mbrëmjen e maturës.
Të gjithë shokët e saj mbetën të habitur kur para dyerve të sallës ku po mbahej mbrëmja, u shfaq një veturë që merret me transportimin e kufomave, dhe nga kjo veturë doli adoleshentja që ishte fshehur brenda një arkivoli, transmeton Telegrafi.
Megan Flaherty e cila thotë se i pëlqen të organizojë ceremonitë mortore, kishte habitur të gjithë kur doli nga arkivoli e veshur me një fustan të bukur me ngjyrë të kaltër.
“Gjithmonë kam qenë e urtë në shkollë, dhe ndoshta për këtë askush nuk e kishte pritur se do ta shfaqem para restorantit në një arkivol”, ka deklaruar 17-vjeçarja nxënëse e shkollës së mesme në New Jersey. /Telegrafi/