Please enter at least 3 characters.

Shkëlqimi i Ardian Ismajlit benda një muaji - në formacion me yjet e Serie A

2024/11/ardian-ismajli_12643061190x786.jpg

Ardian Ismajli, me paraqitjet e tij mbresëlënëse këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Serie A dhe është bërë një nga emrat më të kërkuar në futbollin italian.

Mbrojtësi shqiptar, që luan për Empolin, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në fushë, të cilat janë reflektuar edhe në statistikat e tij mbresëlënëse.

Sipas portalit të statistikave WhoScored, Ismajli është përzgjedhur në formacionin e muajit në Serie A.

Paraqitjet e tij i ka dhënë një notë mesatare 7,22 në ndeshjet e luajtura, duke e bërë atë një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit.

Së bashku me me të në formacion janë emra si Stefan de Vrij, AlesssandroBastoni, MoiseKean, AdemolaLookman dhe vëllezëritThuram.

Klubet si Juventusi, Interi dhe Napoli janë shfaqur të interesuara për shërbimet e tij dhe janë të gatshme ta afrojnë në radhët e tyre që në janar.

Megjithatë, Empoli ka vendosur një shifër të konsiderueshme prej 3 milionë euro për të liruar Ismajlin në janar.  /Telegrafi/