Site icon Telegrafi

Shkatërruesi amerikan lundron në Detin e Kinës Jugore

Një anije luftarake e marinës amerikane lundroi në det pranë dy ishujve mbi të cilët Kina po debaton me fqinjët si pjesë e operacionit ‘Liria e Lundrimit’.

“Shkatërruesi ka lundruar 22 kilometra nga ishulli Fire Cross dhe Missile Reef për të kundërshtuar Kinën dhe pretendimet e saj territoriale, si dhe për të ruajtur qasjen në rrugët detare duke respektuar ligjin ndërkombëtar”, njofton Marina e SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar prej kohësh Kinën për ndërtimin e objekteve ushtarake në këto ishuj, dhe Marina amerikane tha që anija lundronte me përcjellje kineze dhe se ndërveprimi i tyre ishte profesional dhe i sigurt.

Zëdhënësi i ushtrisë kineze Li e quajti operacionin amerikan “një veprim të dhunshëm që prish paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës së Jugut”. /kp/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version