Në shitoren IKEA që ndodhet në Nantong të Kinës, shumë njerëz po hynë që të shtrihen nëpër shtretërit dhe divanet, që të pushojnë apo të flenë për një kohë.
Kjo nuk po iu pëlqen aspak zyrtarëve, sepse ata po pengojnë në mbarëvajtjen e punëve, si dhe i zhysin çarçafët, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, shumë persona po shfrytëzojnë hapësirat e freskëta, që të ikin nga temperatura relativisht e lartë që është në atë vend.
“Fjetja bëhet në shtëpi dhe jo pranë njerëzve që kanë dalë të blejnë, këta janë shumë të pështirë”, ka thënë një klient lidhur me rastin.
Pas kërkesave të shumta që të mos flenë, zyrtarët kanë thënë se do të përdorin forcën, për t’ju pamundësuar këto pushime. /Telegrafi/