Disa pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.
E gjithçka filloi kur pjesëtarët e KFOR-it u dhanë ultimatum që të lirojnë rrugën për qarkullim, dhe të lëvizin mjetet e Policisë së Kosovës.
Serbët lëre që refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë, por edhe u ulën në asfalt – e pas ndërhyrjes së KFOR-it, ata filluan të hedhin shishe të xhamit dhe shok bomba mbi ushtarët e NATO-s, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen sesi protestuesit serbë hedhin gurë në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it, e madje edhe shishe xhami.
Kurse disa sekonda më pas i vënë zjarrin edhe një veturë të Policisë së Kosovës, e cila u shkatërrua e tëra. /Telegrafi/