Soja është artikull i shëndetshëm dhe i shijshëm, kur në ndonjë ushqim i bashkoni këto dy përparësi të saj, do të përftoni specialitet të vërtetë
Kjo është zgjedhja jonë:
Nevojiten:
– 100 g copëza soje,
– Piper kokërr,
– Thelpinj të hudhrës,
– 3 lugë vaj ulliri,
– Lëng i një limoni,
– Erëza bimësh të thata,
– 2 speca,
– Sallatë të gjelbër.
Përgatitja:
Në ujë të ftohtë qitni erëzat bimore të thata dhe copëzat e sojës. Zieni afro dhjetë minuta dhe kulloni mirë.
Përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, hudhrat, erëzat bimore të thata, borzilokun dhe rigonin dhe bashkoni copëzat dhe lërini të qëndrojnë.
Pastaj fërgoni në vaj të nxehtë.
Specat e freskët dhe sallatën kulloni dhe shërbeni me sojë dhe oriz.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.