Prodhuesi i pajisjeve teknologjike, Xiaomi, prezantoi javën e kaluar veturën e tij të parë elektrike, i quajtur SU7.
Ndonëse nuk është dhënë një datë e saktë për lansimin e veturës apo detaje për çmimin, SU7 do të ketë një motor të avancuar, sistem vozitjeje me teknologji vetë-drejtuese dhe sisteme të menaxhimit të baterisë, transmeton Telegrafi.
Një video e publikuar në YouTube, tregon në aksion teknologjinë e drejtimit autonom që posedon kjo veturë.
Në këtë video mund ta shihni se si automjeti elektrik SU7 nga Xiaomi gjen në mënyrë autonome një vend për t’u parkuar, nga momenti kur shoferi del nga makina.
Automjeti me teknologjinë vetë-drejtuese arrin të parkohet vet-vetiu në një parking i cili është me shumë kate. /Telegrafi/