Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se i ka ndarë rrugët keq me një tjetër bashkëpunëtor të sajin.
Bëhet fjalë për artistin Ron Zaiti, i cili ka qenë në labelin e Dafinës që nga debutimi në muzikë.
Burime të sigurta të Prives bëjnë të ditur se artistët janë prishur ndërmjet vete, madje keq me sherr.
Ndarja e rrugëve ka qenë e hidhur deri në pikën sa disa nga projektet janë zhdukur nga YouTube.
Të njëjtit bëhet e ditur se tashmë nuk ndiqen me njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Ata disa muaj më parë sollën këngën “Boma ni tel” që u prit mjaft mirë nga publiku dhe mori miliona klikime në YouTube.
Në lidhje me këtë, nuk është bërë akoma ndonjë reagim nga vet protagonistët. /Telegrafi/