Site icon Telegrafi

Sherr mes të miturve në Sarandë, 16-vjeçari theret dy herë me thikë nga shoku i tij

Një 16 vjeçar nga Saranda është paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit me dy plagë të shkaktuara nga një mjet prerës e dyshuar si thikë.

I mituri me inicialet P. L  ka një plagë në gjoks dhe një dorë dhe është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen nr.2. të Sarandës pas një konflikti me persona të njohur prej tij.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Blutë kanë identifikuar autorin e plagosjes dhe janë vënë në kërkim të tij. Mendohet se ai është një 14-vjeçar shok i të plagosurit dhe konflikti ka agravuar pas një zënke të çastit./tch/

Exit mobile version