Disa muaj pasi njoftoi për krijimin e një shërbimi transmetimi, Disney ka bërë të ditur datën e fillimit dhe çmimi që ka për muaj.
Tamam në kohën e festave, Disney + do të fillojë më 12 nëntor, shërbimin që kërkon 6.99 dollarë në muaj – pagesa për një vit, kushton 69.99 dollarë, transmeton Telegrafi.
Shikuesit kanë mundësi të shikojnë disa prej filmave më të mirë nga Disney, përfshirë Pixar, Marvel, Star Wars, National Geographic dhe shërbime tjera.
Abonentët mund të shikonin edhe shumë materiale tjera, që janë në pronësi të Disney, sikur 20th Century Fox, që e ka blerë kohë më parë.
Gjatë vitit të parë, në librarinë e Disney + do të ketë 7,500 episode televizive dhe 500 filma, ndërsa të gjitha mund të blihen nëpërmjet platformës së kompanisë. /Telegrafi/
It all starts on November 12. For more info: https://t.co/RD04P7jdAT #DisneyPlus pic.twitter.com/M1QI7qkH5p
— Disney (@Disney) April 12, 2019